Ensuida Keputa/ Nga një qytet i vogël, në një konkurs “Mrs. Universal Empire 2023” në Londër

Historia e jetës time është një udhëtim me plot sfida dhe emocione të ndryshme, që ka filluar në një periudhë të vështirë dhe ka ndryshuar në një rrugëtim të mbushur me realizime.

Une jam rritur në një familje të thjeshë në një qytet të vogël të Shqipërisë. Kjo ishte një periudhë, ku liria e të shprehurit dhe të menduarit ishin të kufizuara dhe të kontrolluara. E rritur nga dy prindër puntorë dhe një gjyshe e përkushtuar, isha e rrethuar me dashuri dhe përkrahje të parreshtur. Përkundër sfidave dhe vështirësive, prindërit e mi kishin një qellim të vetem, të na ofronin një të ardhme më të mirë.

Ne ato kohe te vështira fëmijëria ishte sfiduese ku propaganda e asaj kohe kontrollonte
ideologjinë e cila ndikonte edhe në edukimin si fëmijë. Megjithatë, unë kultivova pasionin për vallen, një mënyrë e fshehtë për të shprehur lirinë time të brendshme në një periudhë të dominuar nga kufizimet dhe kontrollet e vazhdueshme.

Me hyrjen e demokracisë, përjetova ndryshime të mëdha në jetë. Duke qënë në shkollën e
mesme, ndieja mundësinë e ndryshimit dhe të realizimit të ëndrrave. Përtej sfidave dhe
pasigurive të kohës, vendosa të eci përpara me plot energji ku ndoqa studimet e larta për
ekonomi dhe financë. Përkrahja e prindërve, gjyshes dhe të familjes me udhehoqën në rrugën drejt suksesit. Eksperiencat e tranzicionit dhe përkushtimi ndaj studimeve ndikuan në formimin dhe më bënë më të fortë për të përballuar sfidat.

Emigrimi ishte një vendim i vështirë dhe i rëndësishëm, i shoqëruar nga emocione të ndryshme, në vendin tim kisha ndërtuar një jetë, por situata politike dhe ekonomike bëri që të ndihesha e pasigurtë. Lufta në Kosovë ndikoi shumë në këtë ndjenjë pasigurie që më bëri të marr vendimin për t’u larguar. Jeta u bë e pasigurt dhe shumë e veshtirë për të mbijetuar. Udhëtimi drejt Anglisë me vëllain ishte me plot sfida dhe sakrifica ku shumë të rinj nuk arritën ta preknin tokën e premtuar.

Përmes shumë pengesave gjatë rrugës, arritëm në një vend të ri dhe të panjohur. Kjo përvojë më ndihmoi të mos ndalem para vështirësive. Jeta ne Londer ne kete qytet me plot shpresa ishte nje udhekryq me nje emocion te perzier me kujtimet e lena pas, qe duhej perballuar cdo dite. Por me kalimin e kohes, arrita te ndertoje nje jete te re dhe te ndihesha gjithnje e me e pershtatur me realitetin. Ne kete rrugetim, njohja me bashkeshortin ishte nje bekim, lidhja jone u forcua nga sfidat qe perballuam dhe ndjenjat e perbashketa qe ndertuam mbi dashurine dhe respektin. Ardhja e dy femijeve ne jete ishte nje nga momentet me emocionuese dhe ndjenja te papershkrueshme. Perkunder sfidave te kudesjes per ta, kjo pergjegjesi prinderore me bente te ndihesha e lumtur.

Perveç angazhimit per femijet, une kerkoja gjithashtu te ndjek rrugen drejt suksesit profesional. Vendosa te studioja fushen e financave dhe kontabilitetit, ku me vullnet dhe perpjekje arrita te diplomohesha me sukses ne Universitetin ‘Metropolitan London’, dhe te nderohesha me çmimin e arte ne mbarimin e programit Leadership. Rritja e femijeve ishte e nderlidhur ngushte me angazhimin ne punen profesionale ku punova me kohe te plote ne nje kompani kontabiliteti si ekonomiste.

Ne kete udhetim, femijet tane po ndiqnin rruget e arsimit. Femija i pare zgjodhi te studioje arkitekturen ndersa femija i dyte ndoqi pasionin dhe endrren per krijimin e muzikes. Ishin perpjekjet e palodhshme dhe te sakrificave sebashku me bashkeshortin per te ndertuar nje te ardhme te ndritshme per femijet. Jeta vitet e fundit me perballi me nje dhimbje te forte me humbjen e nenes dhe 2 vellezerve. Kjo krijoi nje boshllek te thelle emocional. Ata ishin burim pafund i dashurise dhe mbeshtetjes. Perballja me dhimbjen ishte nje nga sfidat me te medha dhe me te ndjeshme qe kam jetuar.

Per te pare serish driten dhe per te respektuar kujtimet e familjareve, vendosa qe kete fatkeqesi ta kthej ne nje burim energjie dhe force. Nuk ishte aspak e lehte, por ishte nje menyre per te rigjetur veten dhe per te ndiekur rrugen qe kisha ndertuar. Keshtu e pranova qendrimin ndaj dhimbjes se kjo nuk do te largohej, por mund ta transformoja ne energji dhe frymezim pozitiv.
U fokusova te vetekujdesi dhe familja dhe me pas te ndihmoja ne komunitet ku te ofroja kohen time per njerezit qe ishin ne nevoje. Angazhimi prane organizatave dhe aktiviteteve komunitare ishte menyra per te shperndare ndikimin pozitiv dhe te ndertoja lidhje me te thella me komunitetin.

Nepermjet perfshirjes ne projekte dhe aktivitete te ndryshme, ndjeva brenda vetes nje ndjenje pozitive se po beja nje ndryshim te rendesishem ne jeten e te tjereve duke i ndihmuar. Kjo perpjekje mori nje vlere te vecante ku u nderova me titullin “Ambassador for Peace” si dhe Influential Role Model & Mentor’s Awards” Ky ishte nje moment i rendesishem ku ishte njohja e sakrificave te mia per te ndertuar nje mjedis me harmonik dhe paqesor.
Momenti kur u bera pjese e konkursit Mrs. Universal Empire 2023” ishte nje pike kulminante emocionuese dhe sfiduese. Prezantimi im ishte nje sfide e madhe si dhe nje shans per te ndare vlerat, historine dhe synimet.

Mrs. Universal Empire 2023 ka nje rendesi sepse shkon pertej konceptit tradicional te konkursit te bukurise. Kjo plateforme eshte per moshat e mesme dhe perfaqeson nje mundesi unike qe te shfaqesh jo vetem bukurine e jashtme, por edhe forcen e brendshme, inteligjencen dhe vlerat qe te karakterizojne.
Mrs. Universal Empire 2023 ofron nje plateforme nderkombetare ku qellimi i saj eshte te
prezantoje nje rol pozitiv te gruas. Pjesemarrja ne kete plateforme me lejon te frymezoj dhe fuqizoj gra te tjera duke ndare rrugetimin, sakrificat dhe arritjet. Synoj te inkurajoj gra nga te gjitha fushat e jetes qe te perqafojne cilesite e tyre unike per te realizuar qellimet dhe enderrat.

Mrs. Universal Empire me lejon te jem pjese e nje rrjeti global te individeve me te njejtin
mendim, te cilat jane te pasionuara per te bere nje ndryshim. Sebashku, ne mund te
bashkepunojme ne projekte, te shkembejme ide dhe te shfrytezojme ndikimin tone kolektiv per te adresuar çeshtjet sociale dhe per te nxitur ndryshime pozitive ne nje shkalle me te gjere dhe per te punuar drejt nje te ardhme me te mire.
Mesazhi im eshte qe çdo grua ka fuqine dhe potencialin per te ndikuar ne shoqeri dhe per te arritur syniet pa u ndalur para sfidave dhe veshtiresive te jetes. Duke njohur forcen dhe duke mbështetur njëra-tjetrën gratë mund të tejkalojnë pengesat, ku të krijojnë një botë më të përfshirë dhe të barabartë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *