Enver Cakiqi, mjeshtër i karatesë, nesër do të promovojë librin e karatesë, që ka një domethënie të veçantë për komunitetin e këtij sporti.
Synimi i Cakiqit me botimin e librit, është që të jap një kontribut të radhës për karatenë, për të gjitha kategoritë pa dallim gjinie.
Cakiqi, ish karateist, me nënshtetësi gjermane, kontribues i madh i karatesë, nesër (në orën 13.00) në teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë, do shpalos para të pranishmeve se cili është qëllimi i këtij libri.
Ai ndihet krenar për librin që beson fuqishëm se do t’i shërbejë komunitetit.
Duhet theksuar se kohën kur ishte presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka nderuar Enver Cakiqin, me titullin “Mjeshtër i madh”, për karrierën e tij të bujshme në karate.
Po ashtu Cakiqi është themeluesi i shoqatës së parë të karatesë në Tiranë, në vitin 1991 dhe themelues i Unionit Mbarëkombëtar të Arteve Marciale në Tiranë, në vitin 1996.
Enver Cakiqi është iniciatori dhe kontribuuesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Federatat Ndërkombëtare të Karatesë.
Ai mban titullin e Arbitrit Ndërkombëtar.