“Open Balkans nuk është as një organizatë, është një grup joformal i shteteve, si G7 apo G20”. Kështu ka deklaruar nënkryetari i kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj. Hoxhaj beson se Prishtina duhet të bëhet pjesë e nismës “Ballkani i Hapur” dhe se në këtë mënyrë do të rrisë bashkëpunimin me të tjerët në rajon.
Hoxhaj tha se Prishtina duhet të marrë pjesë në organizata apo iniciativa rajonale dhe kërkon mbështetjen e shteteve për t’u bërë pjesë e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe Këshillit të Evropës