Enzo Maiorca, një zhytës i famshëm italian, tregon: Isha në detin Sirakuza me time bijë Roksana. Ajo po qëndronte në barkë dhe në momentin që po ngjitesha edhe unë, diçka më goditi lehtë në kurriz.
U ktheva dhe vura re një delfin. Më vonë kuptova se ai nuk kishte dëshirë të luante, por po mundohej të më shprehte një shqetësim. E ndoqa pas dhe u zhyta me të. Në një thellësi rreth 12 metra, pashë një delfin tjetër që kishte ngecur në një rrjetë të braktisur.
Menjëherë i kërkova ndihmë sime bije dhe të dy bashkë arritëm ta çlironim delfinin. Ai pasi doli, lëshoi një thirrje pothuajse njerëzore.
Një delfin mund të rrijë nën ujë rreth dhjetë minuta, më pas ai mbytet. Pasi dolëm në sipërfaqe unë, vajza ime, delfini që më thirri dhe delfini që shpëtuam, zbuluam surprizën: ajo ishte shtatzënë, ndërsa delfini që na thirri ishte mashkulli.
Në fund, mashkulli u ndal para meje dhe më preku në faqe, ishte tamam si një puthje. Mendoj se shprehu një gjest mirënjohjeje karshi meje që i shpëtova gruan dhe të voglin që ajo mbante. Më pas notuan të dy tutje në thellësi.
Enzo përfundoi së treguari këtë ngjarje duke thënë: Për aq kohë sa njeriu nuk do të mësojë të respektojë dhe të flasë me botën e kafshëve, ai kurrë nuk mund ta dijë rolin e tij të vërtetë në tokë.