Epike/ Manjani ironizon Alibeajn: Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar  pas  deklaratës së Enkelejd Alibeajt. Ky i fundit u shpreh se do të delegoj ankimimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila regjistroi sot statutin e PD të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se e drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë.

“Ndahet burri me gruan në gjykatë dhe ankimin e bën komshiu?!

Këtë po thua o Enkelejd?!

Pash zotin na kurse fyerjen, se profesionalisht e di fort mirë se kjo është spazëm.

E drejta e ankimit mbi një proçes i takon atyre që janë palë në të, jo gjithë dynjasë!

Nëse donin të ankoheshin, duhet të kërkonin proceduralisht të ishin persona të interesuar.

Por fjetën sa u shqepën deri më sot e tani thonë se do ankohen, nuk ka Kushtetutë as ligj që e mban këtë llogjikë!”-shkruan Manjani.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *