‘Epoka’ e Armando Brojës! Talenti kuqezi shkëlqen dhe shënon sërish duke ‘nderuar’ Southampton

Është pa asnjë diskutim momenti i Armando Brojës. Ndoshta sulmuesi më i talentuar që ka parë Shqipëria në 20 vitet e fundit. Lojtari shqiptar që sot zbriti sërish si titullar për Southampton shpërbleu besimin e trajnerit me një tjetër gol.

Broja bëri gjithçka në pjesën e parë, shërbeu për shokët në çdo formë, por pa mundur të rikthente Southempton në avantazh, me pjesën e parë që përfundoi në barazim 1-1.

Në fraksion e dytë, në minutën e 50-të, në topin e parë që i erdhi në këmbë, Broja nuk fal duke shënuan golin e dytë për Southempton, një gol fantastik, i dyti personal për të në Premier League.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *