Era e fortë ndërpret operacionin për shuarjen e zjarrit në Karaburun! Shtohet frika për parkun e Llogarasë!

Situata emergjente e zjarrit nw Karaburun nuk po favorizohet aspak nga moti. Ndërkohë që situata vijon të jetë e vështirë nga zjarret, që kanë “pushtuar” zonën prej disa ditësh, helikopterët nuk kanë mundur të vijojnë operacionin nga ajri, për shkak të erës së fortë, e cila pamundëson ngritjen e helikopterëve në fluturim.

Era në Vlorë me shpejtësi 50 m/s, rrezikon që flakët të përparojnë drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Në terren ndodhen rreth 300 ushtarë të Forcave të Armatosura të cilët po përpiqen të shuajnë zjarret me mjete rrethanore.

Ndërkohë mësohet se për shkak të erës flakët po vijojnë të përhapen, pasi janë ende disa vatra aktive. Zjarri vijon të jetë ende në pjesën e sipërme të Karaburunit, ndërsa rrezikohet edhe Parku Kombëtar i Llogarasë. Aktualisht operacioni për shuarjen e flakëve vijon vetëm nga toka.

Karaburuni është vatra më e madhe në vend, e cila prej 11 ditësh po djeg mijëra hektarë bimësi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *