Si pasojë e motit të keq dhe erës së fortë në kryeqytet një pemë është rrëzuar në rrugën Xhanfize Keko.
Pema është shkulur nga një lulishte pranë një pallati dhe ka përfunduar mbi rrugë.
Pema ka rënë pranë një makine që ndodheje parkuar në lagje. Ndërkohë që nuk raportohet për asnjë person të lënduar./EuroNewsAlbania