Këngëtarja e njohur, Era Rusi në një intervistë të dhënë së fundmi, edhe pse nuk ka dashur të ekspozojë shumë jetën e saj personale në media, por është e pamundur që të shmangen pyetjet lidhur me çështjet e zemrës. Era Rusi jo u pyet nëse është dikush në jetën e saj që i ka prekur “telat e zemrës”.
Artistja nuk donte të tregonte shumë detaje, ama në një farë mënyre konfirmoi për herë të parë se është në një marrëdhënie dashurie.
“Jam në një moment të bukur dhe po e shijoj vetëm për veten.”– tha Era.
E pyetur nëse do të ketë dasmë ajo u përgjigj kështu: “E kam menduar, ama nuk kam arritur ende në një konkluizion, sa herë e mendoj se si do jenë detajet them ‘lërë fare’, ama ende s’kam dalë në një përfundim.”
Ndërkohë artistja tregoi se po vazhdon punën për projektet e saj muzikore, pa u shpëqendruar nga jeta e saj personale dhe se ka gati dy projekte të reja për t’i publikuar.