Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar varrin e babait të tij, pesë ditë pas vdekjes. Thaçi ka shkuar i vetëm pranë varrit, ku edhe ka vendosur një kurorë lulesh.
“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë.
Pasi ka qëndruar disa momente te varri i babait, Thaçi ka vazhduar vizitën e tij te familjarët e ngushtë.