Një 19 vjeçar shqiptar është arrestuar për shkak se është kapur me “shtëpi bari” në Bradford të Britanisë së Madhe. Mediat britanike raportojnë se i riu kishte mbjellë drogë në 6 dhoma në një vilë 4 katërshe. Konkretisht shqiptarit iu gjetën 213 bimë kanabisi.
19 vjeçari fillimisht nuk ua hapi derën efektivëve të policisë, por ata u futën nga dera e pasme, pasi dëgjuan lëvizjet e tij brenda godinës. Ata më pas bënë të mundur arrestimin e shqiptarit.
Shqiptari nuk kishte dënim të mëparshëm në Britaninë e Madhe ndërsa para gjykatësit ka thënë se kishte vetëm rolin e ujitësit. 19-vjeçari tha para gjykatës se ai kishte mbërritur në Angli nga Franca për një jetë më të mirë dhe me shpresën për t’i dërguar para familjes së tij të varfër në Shqipëri.
/Priza.al/