Një shqiptar 45 vjeç është arrestuar në Britaninë e Madhe pasi është gjetur në një “shtëpi bari”.
I arrestuari është Flamur Shera, që u kap brenda një apartamenti ku ishin mbjellë disa rrënjë kanabisi. Shera u burgos 12 muaj.
Në papafingon e Sherës, policia ka zbuluar plot bimë me kanabis dhe ishte pajisur me ventilatorë, transformatorë dhe sistem vaditje.
Në këto ambiente ishin 247 rrënjë të kanabisit.
Kur u pyet nga policia, Shera tha se ka ardhur në Britaninë e Madhe si turist në muajin korrik dhe se një rumun i kishte dhënë hua prej 1000 paund, si paradhënie për pagat që do të merrte kur të niste punë në ndërtim.
Mirëpo, puna nuk u krye dhe u dërgua në fermën e kanabisit.
/Priza.al/