“Erdhe në jetë kur gjërat ishin shumë të zymta”/ Lori Hoxha ka urimin më të bukur për nipin

Nuk thonë kot tezja është në vend të nënës! Pas Sara Hoxhës edhe Lori ka bërë një urim të ndjerë për atë që ia vendosi epitetin “teze” i pari. Trashgimtarja e “Top Channel” me anë të një postimi në Instagram ka uruar London për ditëlindjen e tij.

“Londonusho, ti erdhe në jetë kur gjërat ishin shumë të zymta për ne por me sytë e tu si deti e flokët si perëndimi na ndricove komplet horizontin. Më bëre të dua një qenie 2.2 kg më shumë se cdo gjë tjetër dhe i tregove zemrës time që ka vend akoma për të dashur duke zvogëluar boshllëqet që me vite i kisha lënë të zinin vend.

Ti je fëmija më i vecantë që njoh; ke flokët më portokalli në cdo vend që jemi, ke artikulim më perfekt se yt atë, dëgjon muzikë më të mirë se 90% të adultëve, kujdesesh për ne më shumë se Sara, ke humor më therës se gjyshi yt dhe ke zemër më të ndjeshme se nëna. Dhe meqë jemi te kjo e fundit, dua të dish që do jem përgjithmonë mirënjohëse për dashurinë që ti i fal asaj. Pas shumë vitesh, ti i dhe qëllim jetës së saj dhe e bëre të vrapoj për të ardhmen përsëri.

Unë të dua në mënyrën time që në një formë ose në një tjetër uroj të jetë mjaftushëm. Lutem që të jem një krah i fortë për ty dhe të kem mundësi të të mësoj përmes shembullit që ndjek i cili lidhet fort dhe me gjakun tënd. Unë gjithmonë do shoh në sytë e tu dashurinë që kam për mamin tënd dhe mallin që kam për tim atë e kjo më jep motivimin që më duhet. Uroj vetëm që ti të rritesh i shëndetshëm, i mençur dhe i lumtur sepse qenka shumë e rëndësishme cfarë i le pas këtij vendi e unë besoj që kjo nis nga rritja e femijëve të mirë e më pas nga puna që bëjmë për t’ja përmirsuar të ardhmen.

Edhe 100 vite London, tezja të do me gjithë forcën që mundet të dojë dikush,”-shkruan Lori Hoxha.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *