Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka lëshuar një sërë akuzash në drejtim të Sali Berishës, duke e berë atë përgjegjës për masakrën e Srebrenicës.
“Të nderuar kolegë dhe kolege, Kuvendi i Shqipërisë, Shqipëria, e ka dënuar, e dënon dhe do e dënojë përjetësisht gjenocidin e Srebrenicës, ose tragjedinë e Bosnjës dhe ka mbështetur të gjitha dënimet shembullore të gjykatë së Hagës përkundrejt të gjithë urdhëruesve të kësaj tragjedie. 8 mijë boshnjakë myslimanë kanë humbur jetën. Ia thash dhe zotit Shehu, kam pasur mundësinë që të vizojë memorialin, dhe besoj se në 11 korrik, biem dakord, që të kemi një seancë të Kuvendit të Shqipërisë për të përkujtuar këtë masakër dhe të mbajmë një minutë heshtje në përkujtim të kësaj masakre. Kur ka ndodhur masakra? në 11 korrik të 1995. Ia thash dhe zotit Shehu, se me këtë përfaqësuesin e botës së përtejme që foli këtu thjesht dhe gjetëm kjo që sapo dëgjuat, e shumë fjalime të tjera, duken si turpërime dhe në fakt, është e pakuptueshme që një njeri që është i vetmi në këtë sallë, edhe ndoshta pak me Tritan Shehun, që kanë përgjegjësi direkte të turpit që ka marrë Shqipëria asokohe. Erdhe si cjapi te kasapi. Kisha kohë që prisja të ti thoja dy fjalë për këtë çështje. Gabim që kemi bërë që si kemi hapur më parë këto peta byreku me ty. Gjenocidi serb, nga ushtria jugosllave është ushqyer me naftën prej teje. Kjo çështje nuk mbyllet sot. Në 25 prill të 1995, pra rreth 3 muaj nga dita e ndodhjes së kësaj tragjedie, gazeta New York Times publikon një raport, ku thuhet; Shqipëria po furnizon me naftë kontrabandë ushtrinë serbe në Bosnjë.”, tha Balla.