Presidenti Ilir Meta ka ndarë lajmin e vizitës homazh të kryer nga veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari në lidhjen me ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Meta shtoi se kanë vlerësuar kontributin e të ndjerit mbi mbështetjen për diasporën shqiptare në SHBA.
“Mirëprita sot në një takim vëllazëror një përfaqësi të nderuar të komunitetit shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i çështjes shqiptare, Harry Bajraktari, që kanë ardhur në Tiranë për të bërë homazhe dhe shprehur ngushëllimet në emër të diasporës tonë në SHBA për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Nishani.
I falenderova me mirënjohje për respektin e tyre ndaj veprës dhe figurës së ish-Presidentit Nishani dhe ndamë të njëjtin vlerësim për kontributin e Tij të vyer në mbështetjen e pakursyer për diasporën shqiptare në SHBA, si dhe për angazhimin e palodhur në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, ka shkruar Meta.