Rrugët e qytetit të Elbasanit kanë qenë të gjitha të bllokuara nga trafiku i dendur që ka pushtuar qytetin. Shkak janë bërë emigrantët për të festuar pranë familjeve të tyre, por edhe për faktin se Elbasani shërben si një urë lidhëse.
Ndonëse policia ka qenë në terren gjatë kësaj periudhe e ka patur të pamundur zhbllokimin e situatës. Ngarkesën më të madhe e ka sjellë segmenti i njohur ndryshe si “Kryqëzimi i Cërrikut”.
Qytetarët të revoltuar thonë për ‘Fax News’ se edhe në një ditë feste si sot nuk shmangën dot stresin e përjetuar nga pritja. Madje emigrantët e ardhur në qytet ankohen se gjatë këtyre ditëve më shumë kanë qëndruar në trafik sesa me të dashurit e tyre.
/Priza.al/