Erdhi në Tiranë të bënte ‘qejf me Lekë’ me një ‘vajzë pune’, por shkodranin e gjeti ‘hataja’/ 36-vjeçari u infektua me HIV vetë dhe tri të dashurat  

Pangopësia ose babëzia seksuale ka marrë më qafë një të ri nga Shkodra, që edhe pse ishte një “Casanova” në qytetin e tij, sërish nuk gjente rehat dhe kënaqësi, ndaj dhe e pësoi.

I riu beqar 36 vjeç nga Shkodra, edhe pse kishte 3 të dashura, mendoi se femrat në Tiranë janë “më cilësore”, ndaj shkoi të provojë shansin në kryeqytet, por në fakt i hapi “gropën” vetes me një punonjëse seksi me pagesë.

I riu ka rrëfyer në një emision televiziv se, ai ishte infektuar me HIV-AIDS, por jo vetëm veten por edhe tri të dashurat e tij, që mbante paralelisht në Shkodër.

Ai tha se, virusin e kishte marrë pasi kishte kaluar natën me një “punonjëse seksi” në Tiranë, para dy vitesh. Lajmin se ishte infektuar me HIV-AIDS ai e mësoi teksa kishte kryer një vizitë rutinë në spital.

Më tej ai tha se pa dijeninë e tij, ia kishte transmetuar virusin edhe tri ish-të dashurave me të cilat ka pasur lidhje intime gjatë kësaj kohe.

I zënë në faj për çfarë kishte bërë ai u shpreh:

“Dy vite më parë më lindën dyshimet, pasi kur erdha në Tiranë kam patur marrëdhënie seksuale me një punonjëse seksi. Unë jam i sigurt që jam infektuar atë moment, pasi ajo vajzë shkonte me lekë dhe kishte shumë partner njëkohësisht.

Unë nuk e kam parë më kurrë atë vajzë. Unë e zbulova shumë më vonë që isha infektuar, dhe besoj që kam infektuar edhe tre ish të dashurat e mija.

Tani jetoj me ilaçe prej dy vitesh. Këtë gjë nuk e kam ndarë as me miq dhe as me shokë. E din vetëm vëllai im, me të cilin jetoj në të njëjtën banesë.

Jetojmë bashkë se jemi rritur jetim. Kam frikë t’u tregoj dhe jam i izoluar. Kam frikë për shkak të opinionit”.

Historia e këtij të riu shkodran duhet të shërbejë edhe si një apel për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, apo ata persona që frekuentojnë “vajzat e punës” ose ndryshe prostitutat me pagesë.

Ata duhet të kenë parasysh se duhet të jenë tepër të kujdesshëm nga këto marrëdhënie dhe të përdorin gjithmonë kondomët, pasi është tragjike që për pak minuta kënaqësi të të ikë jeta vetëm prej një neglizhence.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *