Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, gjatë një bisede me homologun gjerman Frank-Ëalter Steinmeier është shprehur se Turqia nuk ka kapacitet për të marrë një valë të re refugjatësh nga Afganistani.
APNeës shkruan se gjatë bisedës, Erdogan tha se Gjermania dhe vendet e tjera të Bashkimit Evropian duhet të ofrojnë ndihmë për fqinjët e Afganistanit për t’i ndihmuar, pasi ata po mbajnë barrën e migrimit afgan.
“Presidenti Erdogan nënvizoi se Turqia nuk ka kapacitet për të përballuar një barrë të re migrimi. Askush nuk dëshiron të përjetojë një përvojë të ngjashme me valën e refugjatëve sirianë të vitit 2015”, tha një deklaratë nga zyra e presidentit.
Në vitin 2016, Turqia dhe BE nënshkruan një marrëveshje që Ankaraja të frenojë fluksin e emigrantëve që shkojnë drejt Evropës, në këmbim të udhëtimit pa viza për qytetarët turq dhe mbështetje të konsiderueshme financiare të BE.
/Priza.al/