Vendi fqinj, Turqia është shprehur e gatshme që do të veprojë si një vend garantues për Ukrainën.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, përmes një deklarate.
Erdogan shpjegon se ka ende disa detaje që duhen diskutuar, lidhur kjo edhe me vendimin e Moskës për të reduktuar disa nga operacionet e saj pranë Kievit, kjo sepse ishte me të vërtetë i rëndësishëm.
Sakaq, Turqia si anëtare e NATO-s ka marrëdhënie të mira me të dyja vendet, si dhe ndan një kufi detar me Ukrainën dhe Rusinë në Detin e Zi.
Kujtojmë se disa ditë me parë, Turqia ka pritur negociatorët e të dyjave palëve për bisedimet e para ballë për ballë gjatë kësaj jave.
“Për sa i përket çështjes së garancisë, ne mund të jemi një nga vendet që garanton sigurinë e Ukrainës, por sigurisht që detajet duhet të diskutohen”, shtoi ai.