Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka bërë sot thirrje për të gjitha vendet islamike që të reagojnë kundra Izraelit pas sulmit të fundit në Gaza.
“Kam disa fjalë për t’i thënë botës islame: çfarë prisni për të marrë një vendim të përbashkët?” tha Erdogan.
Gjithashtu Erdogan u shpreh se Izraeli nuk është një kërcënim vetëm për Gazën por për të gjithë njerëzimin.
Izraeli nuk është vetëm një kërcënim për Gazën, por për të gjithë njerëzimin Asnjë shtet nuk është i sigurt për sa kohë që Izraeli nuk ndjek ligjin ndërkombëtar dhe nuk ndihet i detyruar nga ligji ndërkombëtar”, shtoi Erdogan, duke përsëritur akuzën se Izraeli po kryen “gjenocid” në Gaza.
Erdogan nuk ka kursyer dhe kritikat dhe për kryministrin izraelit ku e quajti atë “një vampir”.