Erdogan mbërrin në Bosnjë-Hercegovinë me dy helikopterë dhe dhjetëra makina shoqëruese

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i shoqëruar nga gruaja Emine dhe dy ministra, mbërriti të premten në kryeqytetin e Bosnje-Hercegovinës, Sarajevë ,ndalesa e parë në mini-turneun e tij në dy vende të Ballkanit Perëndimor që përfshin edhe Malin e Zi.

Dy aeroplanë u ulën në Aeroportin e Sarajevës, njëri me ministrat dhe tjetri ai presidencial. Erdogan gjatë kësaj vizite do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Para se të nisej për në Sarajevë, Erdogan mbajti një konferencë shtypi në aeroportin e Stambollit, ku foli, ndër të tjera, për sulmin terrorist në Kabul, marrëdhëniet me Angela Merkel dhe çështje të tjera botërore.

Në Sarajevë, Erdoğan filloi vizitën e tij  në varrezat e dëshmorëve Kovaçi, në varrin e Alija Izetbegoviç, presidentit i parë boshnjak themelues i vendit, i cili vdiq në 2003.

Kjo do të pasohet nga ceremonia e hapjes së Xhamisë së rinovuar Basçarsija, e ndërtuar në vitet 1500, por e dëmtuar gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990. Xhamia historike, e cila u shpall monument kombëtar në 2006, tani është restauruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Fondacioneve të Turqisë.

Para se të largohej nga Turqia, Erdogan tha se me strukturën e saj multikulturore, Bosnje-Hercegovina është një vend kyç në rajonin e Ballkanit.

“Turqia i jep rëndësi të madhe sigurisë, stabilitetit dhe zhvillimit të Bosnje-Hercegovinës,” tha ai. Ai tha gjithashtu se gjatë vizitës së tij do të kishte mundësi të diskutonte hapat për forcimin e bashkëpunimit.

Erdogan më vonë do të takohet me Zhelko Komsiç, anëtarin kroat dhe kryetarin aktual të Këshillit Presidencial prej tre anëtarësh të Bosnje-Hercegovinës, si dhe anëtarin e tij serb Milorad Dodik dhe anëtarin boshnjak Sefik Dzaferovic.

Këshilli me tre persona do të mirëpresë Erdoganin me një ceremoni zyrtare.

Gjatë takimit të tyre ballë për ballë, marrëdhëniet dypalëshe do të rishikohen dhe hapat do të diskutohen për thellimin e bashkëpunimit.

Të Shtunën, Erdogan do të arrijë në Podgoricë, kryeqytetin e Malit të Zi fqinj, me ftesë të Presidentit të vendit Milo Gjukanoviç.

Gjatë të dy vizitave, zhvillimet aktuale në Ballkan do të vlerësohen dhe do të shkëmbehen pikëpamje për çështje të tjera rajonale dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, është planifikuar që Erdogan dhe gruaja e tij të marrin pjesë në dasmën e vajzës së Bakir Izetbegoviq, Jasmina. Dasma fetare do të zhvillohet në xhaminë Gazi Husrev-beg, dhe ajo civile në Hotel Evropa.

Në mbrëmje, Erdogan do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, ku është planifikuar një darkë, si dhe një fjalim për mediat.

Erdogan vizitoi shtetin boshnjak për herë të fundit në verën e vitit 2019. Pas vizitës në Bosnje, ai do të udhëtojë për në Mal të Z.

/Burimi: dailysabah/ Përshtati Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *