Seanca e parë parlamentare në këtë sesion të ri do të zhvillohet në datën 17 Janar në orën 17:00. Mësohet se në seancën e parë për vitin 2022, do të marrë pjesë dhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, i cili do të jetë në vendin tonë në një vizitë zyrtare.
Erdogan do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Presidenti turk do të vijë për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë përfunduar
Mirëpo ajo që bie në sy është që ardhja në Shqipëri e Erdoganit është në ditën që përkon me përvjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti. Gjergj Kastriot Skënderbeu, që udhëhoqi luftën kundër Perandorisë Osmane.
Mbetet për tu parë nëse politikanët do gjejnë kohën që të shoqërojnë Erdoganin edhe të përkujtojnë heroin e Kombit.
/Priza.al/