Presidenti turk tha se ka në plan të diskutojë situatën në centralin bërthamor të Zaporozhye me liderin rus Vladimir Putin dhe t’i kërkojë atij të marrë masa konkrete.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se gjatë bisedimeve në Lviv, ai i ofroi kolegut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky që Ankaraja të organizonte takimin e tij me liderin rus Vladimir Putin në Turqi.
“Përsërita se solidariteti dhe mbështetja jonë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës do të vazhdojë, ashtu siç i thashë zotit Putin gjatë vizitës sime në Soçi. I kujtova zotit Zelensky se ne mund të organizojmë takimin e tyre”, tha Erdogan. në Lviv dje me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres.