Presidenti turk, Erdogan ka paralajmëruar ditën e sotme Greqinë. Mediet greke mes tensioneve Greqi-Turqi, shkruajnë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka tejkaluar veten me deklaratat e reja provokuese kundër Greqisë duke iu referuar “ishujve grekë të pushtuar” dhe nuk hezitoi të lëshojë edhe një herë kërcënimet.
Në veçanti, duke folur në margjinat e eventit teknologjik “Teknofest”, Erdogan vazhdoi me një sfidë tjetër të pabesueshme ndaj Greqisë, shkruan protothema.gr.
Me kërcënime të drejtpërdrejta, presidenti turk sfidoi drejtpërdrejt sovranitetin grek mbi ishujt e Egjeut dhe pohoi se Aankaraja është e gatshme që të bëjë gjithçka që është e nevojshme kur të vijë koha, duke iu referuar fatkeqësisë së Azisë në Vogël dhe 1922.
“Grekë, shikoni historinë, kthehuni në histori. Nëse shkoni shumë larg çmimi do të jetë i rëndë. Kemi vetëm diçka për t’i thënë Greqisë, mos harroni Izmirin”, tha Presidenti turk.
Siç raporton Agjencia Anadolu, Erdogan ka pohuar se “kur të vijë koha do të bëjë çdo gjë që duhet.”
Izmiri është një provincë në bregun perëndimor të Detit Egje të Turqisë, të cilën Ankaraja e çliroi nga pushtimi grek në vitin 1922 si pjesë e Luftës së saj për Pavarësi.