Erdogan: Populli u sfidua nga tanket, borxhin do t’ia shlyejmë duke punuar më shumë

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se i ka nisur përgatitjet për balotazh në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 28 maj, pak ditë pasi u shpreh i bindur se do ta marrë shumicën qysh në rundin e parë.

Ai ka shkruar në Twitter të martën se partia e tij e ka dhënë provën e parë me zgjedhjet “më kritike më vend, me shumë mirënjohje”.

Sipas Erdoganit, balotazhi do të mbahet një ditë pas 63-vjetorit të grusht-shtetit, derisa shtoi se borxhi ndaj popullit që është sfiduar nga tanket do të shlyhet “duke punuar më shumë dhe duke vrapuar”.

“Mund të shlyejmë borxhin tonë ndaj kombit, që është kujdesur për ne dhe i ka sfiduar tanket për këtë kauzë kur është e nevojshme, duke punuar më shumë dhe duke vrapuar edhe më shumë. Turqia pret shërbim nga ne, pret veprime, kombi ynë pret që ne t’i përmbushim qëllimet tona. Viktimat tanë të tërmetit presin që t’ua shërojmë plagët sa më parë. Tashmë kemi nisur punën për zgjedhjet e 28 majit, pasi u zbardh ngjyra e kutisë së votimit. Me lejen e Zotit do ta bëjmë 28 majin lajmëtar të Shekullit të Turqisë”, shkroi Erdogan.

Presidenti aktual do të përballet për herë të parë me balotazhin zgjedhor, me kundërkandidatin Kemal Kilicdaroglu. Sipas rezultateve, Erdogani dhe partia e tij i kanë fituar 49.50 për qind të votave, derisa Kilicdargolu 44.89 për qind.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *