Pasi presideni turk, Erdogan deklaroi se kishte urdhëruar dëbimin e 10 ambasadorëve të vendeve perëndimore nga Ankaraja, pritet paralajmërimi i Joe Biden kundrejt Erdoganit për “veprime të ngutshme”.
Deklarata është bërë nga një zyrtar amerikan, i cili në një bisedë me gazetarët është shprehur se Biden do t’i thotë Erdoganit se “duhet gjetur një mënyrë për të shmangur krizat dhe se veprimet e ngutshme nuk janë në dobi të partneritetit dhe aleancës SHBA-Turqi”.
Nëse do të ndodhnin dëbimet e ambasadorëve, atëherë ky do të ishte një veprim i pashembullt në raportet mes vendeve anëtare të NATO-s.
Në fillim të këtij muaji, Erdogan shpalli ‘non-grata’ 10 ambsadorë perëndimor në Turqi, përfshirë edhe atë amerikan, pasi kërkuan liriin e aktivistit të burgosur, Osman Kavala.
Ata kishin nënshkruar apelin për lirimin e filantropistit anti-Erdogan Osman Kavala, i arrestuar prej mbi 4 vitesh. Filantropi dhe aktivisti i lindur në Paris, Osman Kavala, 64 vjeç, po mbahet në paraburgim që nga viti 2017 dhe rasti i tij është kthyer në një tjetër arsye për tensione mes Turqisë dhe Perëndimit.
Kavala gjendet përballë një sërë akuzash lidhur me protestat anti-qeveritare të vitit 2013 dhe një grusht shteti të dështuar ushtarak në 2016, të cilat ai i mohon me forcë.
Grupet e të drejtave të njeriut dhe disa qeveri perëndimore e konsiderojnë ndalimin e tij si një simbol të shtypjes që presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan i bën kundërshtarëve.
/Priza.al/