Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me fashën 800 KË dhe çmimin e energjisë elektrike.
Rama tha se qeveri ende nuk ka marrë vendimin për të rritur çmimin por as për vendosjen e fashës prej 800 KW.
Sakaq theksoi se qeveria do paguajë diferencën lidhur me çmimin që duhet mbrojtur.
“Ne jemi të vetmit që as kemi rritur çmimin për familjen dhe biznesin e vogël, as nuk kem i vendosur ende asnjë fashë. E vërteta është se ne çmimin e kemi mbrojtur. ERE vendos çmimin, ne vendosim nëse do e aplikojmë te qytetarë. Ne do të paguajmë diferencën”, tha ai.