Heqja e fashës 800 KW nga qeveria është bërë temë diskutimi në emisionin ‘Open’ mbrëmjen e sotme. Analisti Julian Zyla dhe avokati Adriatik Lapaj, kanë debatuar në lidhje me mundësinë e qytetarëve për të paguar çmimet e energjisë me fashat.
Lapaj u shpreh se 900 mijë qytetarë që nuk e paguajnë dot energjinë elektrike ndërkohë që shtoi se qeveria subvencionon shumë pak për shtresat në nevojë.
Ndërkohë Zyla pretendoi se shifrat po manipuloheshin nga Lapaj dhe se merrej prej tij si referencë maksimumi prej 800 KW i vendosur nga qeveria, ndërkohë që konsumi mund të mos jetë aq i madh për këto familje.
Zyla: Qeveria po akuzohet për një vendim pro qytetarëve. Interesi politik i çdo qeverie është që ti bëjë gjërat mirë. Në 30 shtator KE ka bërë mbledhje për të marrë masa për të ulur çmimin e energjisë. Ne harrojmë që në Europë janë ngritur çmimet. ministrat e kryeministrat janë mbledhur çdo bëhet me çmimet që janë rritur, ndërsa ne kemi luksin e fatit të diskutojmë kur do t’i rrisim. Maat që janë miratuar në BE janë ulje e kërkesës, është ekonomi tregu.
Po të ishte sforcoja ekonomike për arsye politike objektiv, sforcoja do të ishte më e madhe”, tha ai.
Lapaj: Një popull i uritur e në agoni, që i thua do ta rris e ul ja merr shpirtin. në Shqipëri në 2021 62 mijë familje me ndihmë ekonomike, i bie 130 mijë qytetarë. Pension invaliditeti, 68 mijë persona. Do flisni për hallet e qytetarëve? Fashat 800 KW bëjnë 91 mijë e 200 lekë të vjetra. Sa i rimbursohet shtresave në nevojë? Me VKM subvencionohen 6480 lekë të vjetra. Për personat para dhe tetraplegjikë, i paguajnë 16 mijë letë të vjetra dhe 20 mijë letra të vjetra. Kjo është të bësh ekonomi e të thuash të vërtetën. 900 mijë qytetarë që nuk e paguajnë dot energjinë elektrike.
Zyla: Adriatiku mori të mirëqenë se mesatarja e konsumit është 800 KW
Lapaj: E mora si limit
Zyla: Është manipulim që i bërë. Jam kurioz ku e gjete që është 800?
Lapaj: Mora limitin. 1-50 KW në muaj janë 7340 familje, 51 -100 KW janë.
Zyla: Nuk mund të marrësh limitin jemi më inteligjentë se kaq
Lapaj: Lajm i keq që një një institucion i pavarur si ERE funksionon me urdhër politik./bw