Eriksen del nga spitali: Operacioni shkoi mirë, falenderoj të gjithë për mbështetjen

Një lajm i mirë nga Eriksenin dhe për të gjithë  mbështetësit e tij. Futbollisti largohet nga spitali i Kopenhagen pas operacionit të suksesshëm në zemër dhe rikthehet pranë familjes së tij.

Mesfushori i Interit me anë të Federatës daneze të Futbollit ka lënë një mesazh për tifozëve duke i falënderuar për gjithë mbështetjen e tyre. “Falë mbështetjes tuaj të madhe e kalova këtë sfidë. Ishte e pabesueshme të shihja e të dëgjoja aq shumë mbështetje. Faleminderit për urimet e tuaja të pafundme. Operacioni shkoi shumë mirë. Ishte me të vërtetë bukur të takoja shokët e skuadrës pas një paraqitjeje dinjitoze mbrëmjen e djeshme. Do të bëj tifo për ta të hënën në sfidën ndaj Rusisë.”

Ndërkaq lajmi është konfirmuar nga Federata Daneze e Futbollit, e cila nëpërmjet një deklarate zyrtare shkruan: “Christian u operua me sukses nga operacioni në zemër. Gjatë ditës ai është takuar me shokët e tij të përfaqësueses e tani është gati të kthehet në shtëpi, për të qëndruar pranë familjes”, shkruhet në njoftimin e Federatës.

Kujtojmw se Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes së ‘Euro 2020’ ndërmjet Danimarkës dhe Finlandës. Atij u vendos një defibrilator kardioverter i implantueshëm (ICD), e cila  është një pajisje e vogël që mund t’i trajtojë njerëzit me ritme jonormale të rrezikshme të zemrës.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *