Kryebashkiaku i Tiranës ka ndarë lajmin se në Parkun e Liqenit do të vendoset një Faltore për Nënë Terezën. Ai zhvilloi një takim me eminencën e tij, Kardinal Ernest Troshani, dhe eminencën e tij Kardinal Giuseppe Betori, Arqipeshkvi i metropolit të Firences.
“I nderuar të prisja eminencën e tij, Kardinal Ernest Troshani, dhe eminencën e tij Kardinal Giuseppe Betori, Arqipeshkvi i metropolit të Firences, me të cilët pata kënaqësinë të ndaja lajmin e mirë për ndërtimin e Kishës së re Katolike në Rrugën e Kavajës dhe vendosjen e një Faltoreje për Nënë Terezën në Parkun e Liqenit”– shkruan Erion Veliaj.
Një veprim i tillë i kryebashkiakut Veliaj që ka vendosur ku në një vend të bukur mes Parkut të Liqenit të vendoset Faltorja për Nënë Terezën, tregon se Veliaj po e kthen Tiranën në një qytet gjithnjë e me shumë europian.