Erjon Alibej refuzon që të japë dëshminë, dështon seanca gjyqësore ndaj tij

Ka dështuar seanca për Erjon Alibej,  akuzohet si organizator dhe urdhërues i disa vrasjeve të ndodhura në Elbasan, pasi i pandehuri ka refuzuar që të japë dëshminë e tij.

Më herët Alibej kishte dhënë pëlqimin e tij për t’u marrë në pyetje në gjykimin që po zhvillohet ndaj 2 te pandehurve Xhulian Hoxha e Euglent Halili, të cilët akuzohen për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt.

Ata pretendojnë se vrasja e këtyre të dyve e ka urdhër Alibej në shenjë hakmarrje për vrasjen e të vëllait, Endrit Alibej, xhaxhait të tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk, ngjarje të ndodhura në vitin 2018.

Kujtojmë se Euglent Halili ka statusin e të penduarit të drejtësisë. Pas dëshmisë së Dumanit, SPAK vendosi që të tërhiqte dosjen për Alibejn, duke thënë se kanë dalë fakte të reja për këtë çështjes dhe se duhet të hetohen.

Alibej ka refuzuar dëshminë e tij me pretendimin se po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore. Ndërkohë, nga prokuroria u kërkua që të vijohet me dëshmitarët e akuzës, që pritet të paraqiten në seancën e javës së ardhshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *