Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Ermal Mamaqi ka sjellë një kartolinë të ëmbël familjare.
Ermali, Ami, Joeli dhe Sia, kanë pozuar pranë pemës, të veshur me ngjyrat e festës e duke përcjellë shumë dashuri.
Një vëmendje të madhe ka marrë Sia, të cilën ndryshe nga Joeli, e shohim rrallë në rrjetet sociale dhe duket se është rritur kaq shumë.
“Koha më e bukur e jetës është ajo që kalohet me familjen… Gëzuar festat miq. Ju dua”, shkruan Ermali krah fotos.
Ndërsa Ami na ka zbuluar disa foto nga dreka e Krishtlindjeve, e shtruar bukur dhe me elegancë.
Gjithashtu dhe një pamje nga atmosfera në shtëpi ku Joeli dhe Sia shfaqen duke luajtur.
/Priza.al/