Në një intervistë të dhënë për “Corriere dela Sera”, këngëtari i njohur shqipëtar ka folur edhe për këngën e tij më të re “Milano non Esiste”.
Përtej jetës së tij profesionale, artisti gjatë intervistës si rrallë herë ka zbuluar shumë detaje që ne më parë si publik si dinim, përsa i përket jetës dhe vështirësitë që ai ka hasur për të arritur deri këtu ku është sot.
Ai u shpreh se ka pasur një familje shumë strikte, tradicionale, duke shtuar se babai i tij nuk ishte fort njeri i mirë.
“Ajo që nevoitet tek familjet është dashuria dhe afërmiteti. Unë nuk e kisha diçka të tillë në familjen time, sepse unë kisha një familje tmerrësisht tradicionale që për mua ishte shumë e tmerrshme. Babai im nuk ka qenë njeri i mirë. Pra, mendoni për fëmijët e dhunuar ose gratë që duhet të durojnë dhunën e burrit në shtëpi, gjithashtu dhe duke i’u bindur edhe urdhërave që burri duhej të jepte në shtëpi e kudo dhe gruaja ishte e detyruar për t’iu bindur pa e menduar dy herë, e mendoni dot se në çfarë tmerri kam jetuar, u shpreh ai.
Ndër të tjera këngëtari është pyetur se si është ndierë kur është rikthyer dy muaj më parë në vendin e tij të lindjes për një koncert që u zhvillua në shesh të madh me mjera mbështetës dhe njerz të lumtur që e duartrokisnin. Ai tha:”Shqipëria ka kaluar një kohë të vështirë , ai tregon gjithashtu se në kohën që ai ishte adoleshent ishte e ndaluar që të dëgjohej muzika e huaj, regimet kishte frikë të dëgjonte atë çka u thoshte jashtë, aq sa për të thënë “Kazino ne thonim Amerikë”.
Ermal Meta tregoi gjithashtu edhe për kohën kur shkoi për herë të parë në Itali se çfarë i kishte bërë më shumë përshtypje, ajo çka ai tha ishte e habitshme, ai u shpreh se atje gjëja e parë që i ra në sy ishin rrugët e drejta dhe pa kthesa dhe të mëdha, pasi në Shipëri rrugët ishin me kthesa u shprh për tu mos u zbarkuar nga armiqtë. Përfundoi ai në intervistën e tij.
/Priza.al/