Këngëtari shqiptar, Ermal Meta ka bërë të ditur datën se kur do të performojë në Shqipëri. Përmes një postimi të bërë në ‘Instagram’, ai shkruan se me 17 shtator do të jetë në stadiumin ‘Air Albania’ për të kënduar përpara fansave të tij.
“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 gusht në linkun në story. Ju pres!“, shkruan vetë këngëtari në Instagram.
/Priza.al/