Ermal Muçaj “truri” i Megaoperacionit në Korçë, 5 muaj hetime që u finalizuan me sukses

Policia e Korçës ka finalizuar një megaoperacion, ku janë proceduar 101 persona, mes të cilëve janë lëshuar 31 urdhër arreste, ndërsa 70 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Gjithashtu është sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge dhe 20 makina.

Bëhet me dije se operacioni i koduar “knockdown”, është realizuar nga drejtori i Policisë së Korçës, Ermal Muça i cili prej një periudhe 5 mujore kishte nisur hetimet për goditjen e këtij grupi.

Sakaq, ky grup zhvillonte aktivitetin e tij në të gjithë fushën e narkotikëve.

Mucca mësohet të ketë bërë një punë galoponte me qëllim zbërthimin e çdo qelize të këtij aktiviteti kriminal, prej kohës kur ai morri drejtimin e hetimit të krimeve për qarkun Korçë.Mësohet se Ermal Muça është dërguar posaçërisht nga kreu i Policisë në Korçë pas operacionit të rëndësishëm në Elbasan, ku dhe mbante postin si zëvendës drejtor i qarkut.

Ndër të tjera Muça ka realizuar me sukses edhe shumë goditje të rëndësishme në qarqet e vendit, si dhe ka mbajtur postin si drejtor i Policisë së Lezhës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *