Si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, ‘Vëllai i Madh’ skualifikoi nga gara Ermiona Lekbellon. Ky vendim u komunikua mëngjesin e sotëm, pas debateve të ashpra që ndodhën një natë më parë. Pasi Luizi lexoi komunikatën, Ermiona u ngrit nga kolltuku duke u drejtuar për nga dhoma e gjumit, aty ku bëri gati valixhet. Asnjë nga banorët nga reagoi, ndërsa vetëm Luizi i shkoi nga pas.
Në momentin kur Ermiona ishte duke dalë nga shtëpia, të vetmit që u afruan për ta përcjellë ishin: Luizi, Eva, Kristi, Keisi dhe Tani. Banorët e tjerë, ishin jashtë në oborr, duke diskutuar ngjarjet që ndodhën, duke mos zgjedhur që ta takonin.
Ermiona përqafoi dhe puthi Luizin, me të cilin ka pasur afrimitet më shumë në shtëpi, ndërsa si për çudi, Kiara nuk tentoi as ta takonte.
‘Të fala vajzës‘- i thotë Luizi dhe Eva.