Ermiona Lekbello, konkurrentja më e re e ‘Big Brother VIP Albania’ është kthyer në personazh nga batutat e saj dhe sjelljet e çuditshme ndaj banorëve. Së fundmi, ajo u bë protagoniste pasi doli nga loja me litar, duke bërë që skuadra e Luizit të skualifikohej.
Ky veprim nuk u prit mirë nga banorët të cilët i mbajtën qëndrim e të tjerë ia thanë në sy atë që mendonin. Por e gjithë kjo e ka shqetësuar Ermionën. Ajo tha se i janë vënë pas disa banorë dhe kjo gjë e ka shqetësuar shumë. Teksa po i përmendte, ajo e krahasoi Dean me një ‘fëmijë horror’-‘bambina horror’.
“Po ja ndodhi me atë Kejsin që vjen atje dhe më thotë se ja kishim dëshirë të luanim, aty më filloi nervi. I thashë po ik o Kejsi i thash paske dëshirë të luash, ndodhi i thashë. Kur vjen dhe ky dhe më thotë këtë gjënë tjetër më iku truri se i dhashë fuqi akoma më shumë Oltës. Pastaj ishte ajo tjetra, si e ka ajo, bjondja, bambina horror dmth erdhi dhe ajo m’u vu mbrapa”– tha Ermiona.