Futbollisti i njohur Eros Grezda së shpejti do të bëhet baba për herë të parë. Atij po i ecën mjaft mirë në fushën e dashurisë pas lidhjes me këngëtaren Ajsel Abazi.
Të dy kanë vendosur që të ecin me ritme të shpejta dhe partnerja e tij është në pritje të ëmbël.
Futbollisti publikoi një foto bashkë me bashkëshorten e cila shihet e veshur me të bardha, me barkun e rrumbullakosur.
”Mezi pres të të takoj”-shkruan Eros duke mos zbuluar gjininë e foshnjes.