Dhunohet sërish një tjetër monument kulture. ‘Viktimë’ e këtij akti kriminal këtë herë ka qenë Kisha e Shën Mërisë në fshatin Vodicë, të Kolonjës.
Sipas punonjësve të institucionit fetar, disa persona kanë hapur një gropë mbi 6 metra të thellë dhe 1 metër të gjerë te pagëzimorja e kishës, dhe kjo ka ndodhur për faktin se mendohet se në kishë ka florinj.
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korcë po heton për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kjo nuk është hera e parë që shkatërrohen objektet e kultit në Ersekë. Çdo cep i tyre që bie në tokë, është një copë e trashëgimisë tonë kombëtare kulturore e cila shkërmoqet.
/Burimi fotos Balkanweb/