Një 35-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet për ngacmim seksual me të mitur.
Mësohet se shtetasi me iniciale A.B., banues në Ersekë punonte si shofer autobusi ku 15- vjeçarja po udhëtonte nga Tirana drejt Ersekës.
Sipas babit të së miturës, i cili ka bërë denoncimin përkatës vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.
Njoftimi i Policisë:
DVP Korçë
Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit R. A., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në qytetin e Korçës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, të shtetasve M. F., 45 vjeç dhe F. Dh., 20 vjeç, banues në fshatin Moravë, Korçë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një mjet motorik në minierën e Moravës, i cili u gjet në afërsi të banesës së 45-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Po nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, në ngarkim të shtetasit T. J., 26 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një telefon celular, të cilin dyshohet se e përdorte për vënie bastesh sportive.
Mëngjesin e djeshëm, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Korçë ka ndërruar jetë shtetasja A. R., 50 vjeçe, banuese në Korçë. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga ana e Policisë dhe këqyrja e trupit të 50-vjeçares nuk janë konstatuar dëmtime. Gjithashtu është kryer autopsia nga ekspertët mjeko-ligjorë dhe pritet përgjigja e analizave toksikologjike dhe mikroskopike, për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për vlerësim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimin penal për shtetasin V. H., 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, u kap duke kryer punime pa leje.
Më datë 08.05.2022, në Komisariatin e Policisë Pogradec, është paraqitur shtetasja V. I., 54 vjeçe, banuese në fshatin Çërravë, Pogradec, e cila ka bërë kallëzim se më datë 25.04.2022, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj E. I., 28 vjeçe. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e shtetases E. I.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.