Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja që ndodhi më 25 korrik të viti të shkuar ku 30-vjeçarja Ersida Dyrmishi, 30 vjecarja nënë e dy fëmijëve u shpall e zhdukur nga bashkëshorti i saj.
Në dëshminë e saj, e reja ka thënë që është mbajtur pa dëshirën e saj nga Marjus Musaku nga data 25 korrik deri me 3 gusht. E reja ka bërë denoncimin në policinë e Durrësit së bashku me bashkëshortin e saj.
Musaku nga parabaurgimi ka folur, duke kërkuar lirimin, pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që të qëndrojë në burg. Ai shtoi se e gjitha është hakmarrje e Ersidës, pasi ai e kapi duke e tradhtuar me shokun e burrit, me të cilin ajo ishte e martuar.
“Jam në gjendje të rënduar. Më janë shkelur të gjitha të drejtat. Kam dorëzuar si provë telefonin në gjykatë, dy telefona ku ka të gjitha bisedat me Ersidën. I kam kërkuar gjykatës t’i hapë. Por janë fshirë se thanë nuk ka asgjë aty. E kam patur 1 vit e gjysmë të dashur. Janë me prova të gjitha.
Janë marrë në pyetje disa persona, psikologja e Ersidës. Në orën 14:00 deri në orën 16:00, çdo ditë me Ersidën shkonim në hotel. Ka dëshmuar dhe i zoti i shtëpisë ku qëndroja unë. Po vuaj, kam gjithë jetën para, kam një motër. Ersidën e kam kapur me shokun e burrit të saj.