Ervin Salianji e ‘zgjidh’ gojën për Berishën: Është bërë si Enver Hoxha, edhe atë e donin

Për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili njihet si një përkrahës i kryetarit aktual, Lulzim Basha, ish-kryeministri Sali Berisha është bërë si Enver Hoxha, sepse edhe këtë të fundit e donte populli.

Deklaratat e çuditshme të mbështetësve të Bashës, nuk ndalen.

I ftuar në “Real Story”-n e Sokol Ballës, Salianji është shprehur se “nuk harroj se njerëzit qanin për Enverin, o bo bo çfarë do të ndodhë…”, duke e paralelizuar me zhvillimet e tanishme brenda Partisë Demokratike.

Për Salianjin, Partia Demokratike nuk ka përçarje, por po rigjenerohet.

“Nuk mund të themi që ka apo nuk ka zgjedhje. Basha nuk ka vulën, por ka përgjegjësinë dhe legjitimitetin që i buron nga vota. Me të drejtë njerëzit kanë një shqetësim real dhe në po përpiqemi t’i adresojmë shqetësimet.

Unë jam i paqartë se cila është kërkesa?  Cili është qëllimi? i vetmi qëllim është që të dëmtohet Basha, kjo më duket pa sens. Dy javë është bërë Basha i keq, pra këtu ka një sens logjik që nuk qëndron.

Është e qartë që për PD-në, Sali Berisha ka lënë një trashëgimi të çmuar. Ne nuk duhet të harrojmë marrëdhëniet strategjike dhe të afërta me SHBA-të. Unë nuk harroj se njerëzit qanin për Enverin, o bo bo çfarë do të ndodhë…Por jo ka pasur lëvizje , por edhe rigjenerime. Ne mendojmë që interesi publik bashkohet me PD”,- tha Salianji.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *