Fjalia e fundit që tha para se të futej në drejtorinë e policisë së Tiranës ishte se edhe nga burgu do të vijonte denoncimet dhe kështu ka nisur. Mëngjesin e sotëm në faqen e profilit të Facebook të Ervin Salianjit vjen një mesazh për të gjithë demokratët dhe jo vetëm.
“Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!
Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!
Mos e ulni kokën! Reagoni! Mos e pranoni të keqen! #Bashkohunëprotestë #7Tetor ✌️” shkruan ai.