Ervis Martinaj, zhdukje apo inskenim? Pesë zhvillimet kryesore të javës

A është zhdukur Vis Martinaj? Lala: Ekziston mundësia që të ketë inskenuar ngjarjen

Gazetarja Klodiana Lala, në një intervistë për Euronews Albania tha se ekziston mundësia që Ervis Martinaj të ketë inskenuar ngjarjen për të shmangur kundërshtarët e tij dhe për t’i shpëtuar policisë.

Megjithatë, Lala theksoi se ka dyshime që 40-vjeçari të jetë rrëmbyer dhe zhdukur duke qenë se kundërshtarët e tij janë me potencial të lartë dhe me financa shumë të mëdha.

Sipas saj, Martinaj nuk ka kundërshtarë vetëm ata që dimë ne dhe familjarët, po ka dhe njerëz që janë të botës së biznesit apo dhe më thellë.

Lala: Më 5 gusht, Martinaj nën shoqërinë e vajze të njohur në një hotel në Durrës

Gazetarja Klodiana Lala tha në një intervistë për Euronews Albania për herë të fundit i shumëkërkuari Ervis Martinaj është parë më 5

Gusht, në orën 21:15 në një hotel në Durrës.

Lala bëri me dije se Martinaj atë natë së bashku me një vajzë, me të cilën dyshohet se ka kryer marrëdhënie intime natën e 5 Gushtit, kanë qëndruar në hotel dhe një ditë më pas janë larguar nga aty nën shoqërinë e Jeton Lamit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *