Ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme ndaj grupit kriminal që u godit disa ditë më parë dhe u zbulua një aktivitet i gjerë i trafikut të drogës. Ish zv.drejtori i policisë në Tiranë, Erzen Breçani ka pretenduar para trupës gjykuese se arsyeja pse ai ndodhet në burg është djali, për të cilin thotë se e ka këshilluar që të mos merrej me gjëra të paligjshme.
“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme. Nuk e di ca ka bërë nuk kam prova me ca merret im bir. Vetë i kam shërbyer këtij shteti, ku kam vënë edhe jetën në rrezik”, tha ai.