Humbja e thellë me Bylisin ka lënë një shije të hidhur në kampin e shijakasve teksa nuk kishin humbur akoma asnjë ndeshje. Me ndeshjen e Ballshit që është hedhur pas, Erzeni pret Egnatian në Niko Dovana nesër në orën 15:00 për javën e 7 të Abissnet Superiore.
Objektiv është fitorja për të treguar se nuk ishin rastësisht të pamposhtur për 5 javë. Një rikthim i rëndësishëm vjen për trajnerin Kapllani teksa mbrojtësi i majtë Ardit Peposhi ka lënë pas dëmtimin që e la jashtë në ndeshjen me Turbinënë në Kupë dhe Bylisin në Superiore.
Erzeni mban vendin e 3 në renditje me 11 pikë, po aq sa Bylis e Tirana duke qenë padyshim surpriza e kampionatit deri tani dhe në rast humbjeje nesër do të barazohej me kuotë pikësh me Egnatian.