Erzeni ndal ‘vrullin’ Laçit, i merr pikë në transfertë kurbinasve

Laçi dhe Erzeni janë ndalur sot në një barazimin 1-1 në fushën e kurbinasve që më shumë u ka hyrë në punë shijakasve të cilët luftojnë për të qëndruar larg zonës së ftohtë.

Skuadra e Stavri Nicës po ecte më një ritëm mbresëlënës në javët e fundit duke kërcënuar ekipet që kishte më sipër në renditje dhe po rrezikonte seriozisht vendin e tretë të Egnatias.

Pas një supergoli të Bibos në pjesën e parë të ndeshjes, u duk se kjo ecuri e ekipit kurbinas do të vazhdonte edhe sot.

Por shijakasit luajtën më mirë në fraksionin e dytë të lojës duke kërkuar dhe gjetur golin e barazimit me Nonaton.

Të dy palët më pas kërkuan me ngulm edhe golin e fitores, por askush nuk ia doli të gjente rrjetën, duke mbyllur ndeshjen me pikë të ndara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *