Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, erdhi në Kosovë dhe ftoi partitë politike të takohen në një nga sallat e parlamentit të Kosovës, por kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, refuzojë ftesën dhe i kërkoi Begajt.
Begaj, duke ndjekur protokollin, nuk shkoi në parti veç e veç, prandaj edhe nuk shkoi as te selia e LDK-së, por u takua me ata që e pritën në Kuvend.
Refuzimi i Abdixhikut për ta takur jashtë zyrës presidentin shqiptar, që po realizonte vizitën e tij të parë jashtë shtetit, u bë çështje debati në Kosovë.
Duhej, apo jo, Abdixhiku të dilte nga zyra për ta nderuar me një takim Begajn?
Arsyetimi i LDK-së ishte se paraprakët e Begajt, presidentë e kryeministra, të gjithë i kanë shkuar në zyrë LDK-së – pse të mos e bëjë edhe Begaj?
“Nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë”, pati thënë zëdhënësja e LDK-së për Albanian Post, Sibel Halimi, ndonëse shprehte keqardhje për mos-realizimin e takimit.
Si kundër argument për sjelljen e Abdixhikut, atij iu publikua një foto me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, të cilit i kishte shkuar në takim në një nga hotelet e Prishtinës.