Bosnjë e Hercegovina rezulton të jetë vendi më i korruptuar në Europë, ka thënë Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Escobar akuzon politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.
I pyetur në lidhje me “bashkëpunimin e ngushtë mes “ Dragan Çoviqit dhe Milorad Dodikut”, ai vendosi të përgjigjej në lidhje me korrupsionin duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.
Sakaq, shtoi se “Bosnja është vendi më i korruptuar në Europë”.