Escobar: Open Balkan s’ka arsye të kundërshtohet

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin të gjitha nismat që afrojnë Ballkanin Perëndimor me Evropën, përfshi këtu edhe atë të të Ballkanit të Hapur. Gjatë një interviste të dhënë për mediat malazeze, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, theksoi se për sa kohë kjo nismë ka si synim afrimin e vendeve të rajonit me njëra-tjetrën, nuk sheh asnjë arsye për ta kundërshtuar.

“Për sa kohë që Ballkani i Hapur është plotësisht i lidhur me procesin e Berlinit, nuk shoh asnjë arsye për ta kundërshtuar dhe mbështetur atë. Përderisa qëndrojnë për të njëjtat gjëra, nuk ka arsye për të mos i mbështetur. Dhe nëse dy, tre, katër ose pesë vende vendosin individualisht të shkojnë drejt disa prej atyre prioriteteve, pse duhet t’i ndalojmë ata nëse duan të përgatiten paraprakisht?”

Ai tha se dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës paraqet një zhvillim historik të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por theksoi se marrëveshja e arritur tashmë duhet të zbatohet: “U desh shumë guxim politik si nga presidenti Vuçiç ashtu edhe nga kryeministri Kurti për të arritur atë marrëveshje. Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian tha se marrëveshja është ligjore dhe ligjërisht e detyrueshme. Dhe të dy liderët e konfirmuan atë. Tani çështja është se si të zbatohet plotësisht”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *